Pezullohet inspektori i policisë, mori para për të kaluar makinat pa radhë

Menjëherë pas publikimit të videos ku shfaqej duke marrë para për të kaluar automjetet pa radhë, është njoftuar se Inspektori Muhamet Tola në Hanin e Hotit është pezulluar nga detyra.

Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimin penal për këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?