Pezullohet lundrimi i varkave dhe anijeve të peshkimit në Vlorë, ja kur pritet përmirësimi i motit

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si me poshtë:

Era dhe deti në drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6 bft brenda gjirit të Vlorës;

dhe jashtë gjirit te Vlorës:

Era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 6-7bft deri 8bft jashtë.

Janë pezulluar te gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar !

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do te jete ne daten 24.01.2021 ora 06:00.

SHKARKO APP