Pezullohet mësimi në Tiranë e Durrës, Ministrja e Arsimit zbulon datat e rifillimit të shkollave

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një komunikatë për mediat është shprehur se ditën e nesërme në të gjitha shkollat, mësuesit nesër duhet të paraqiten në punë. Në qarkun e Durrësit do të fillojë më datë 9 dhjetor, ndërsa në Tiranë dhe Lezhë do të fillojë më 5 dhjetor, me opsion shtyrje.

Deklarata e Besa Shahinit:

Që ditën kur ra tërmeti kemi marrë informacion nga drejtorët e shkollave për dëmet. Më pas janë bërë inspektimet në këto shkolla. Më datë 28-29 , kanë ardhur edhe inxhinierë nga Kosova. Dje informacioni nga terreni kemi konstatuar që shumë shkolla kanë dëmtime serioze, por edhe nga ata që mund të rregullohen

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella 26 shkolla. Në Tiranë dëmtime mesatare dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur por jo të gjitha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmë kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për nxënësit që janë strehuar nëpër hotele. Duhet t’i çojmë në shkollat më të afërta.

Plani i punës për detyrat e shtëpisë, e kemi mbyllur për strehimet e përkohshme. Jo vetem në hotele por edhe tek çadrat. Plan pune përgatitore për mësuesit që do të dalin në punë para se të vijnë nxënësit.

Duke marrë parasysh gjendjen e shkollave u vendos që në Qarkun e Durrësit mësimi do të pezullohet deri më 9 dhjetor. Në qarkun e Tiranës dhe të Lezhës mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, ku do të fillojë mësimi. Nëse do të shtyhet do njoftohen më 4 dhjetor.

Në qarqet e tjera vijon normalisht, nesër. Vendimi për pezullimin e për mësimin vlen edhe për shkollat private, ndërsa për çerdhet për Lezhën dhe Tiranën për qarqet Tiranë dhe Lezhë edhe mund të rihapen. Komunikimi do të bëhet nga bashkitë.

Mësuesit i presim në punë me 2 dhjetor. Përveç se në Durrës që do të jetë me tolerim. Kjo është e domosdoshëm që të bëhet për të përgatitur mësimin. Nuk është opsionale por do të monitorohet.  Mosparaqitja nuk paraqiti problem por tani është momenti i përgatitjes së mësimit. Jemi në gjendje të jashtë zakonshme. Duhet të vihet në plan të dytë frika. Kemi përparësi mësimin.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?