Pezullohet nga detyra shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës është pezulluar ditën e sotme nga detyra.

Sipas uniformave blu, shtetasi K.K është pezulluar nga detyra për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive.

“Ditën e sotme është pezulluar nga detyra, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, Nënkomisari K. K.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës”, tha policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?