Pezullohet numërimi i votave preferenciale te KZAZ 31, policia nxjerr jashtë vëzhguesit

rocesi i numërimit të votave preferenciale te 1 Maji, KZAZ 31, është pezulluar pas dyshimeve se votat e hedhura vetëm për subjektin politik po vlerësohen edhe si vota në favor të disa kandidatëve të caktuar.

Konkretisht, nga opozita pretendohet se këto vota në të cilat është zgjedhur vetëm partia, po numërohen edhe si vota në favor të kandidatit socialist Xhemal Qefalia.

Policia ka nxjerrë jashtë objektit ku po numërohen votat preferenciale të gjithë vëzhguesit, ndërsa KQZ ka dërguar përfaqësuesin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fletët ku ishte votuar vetëm subjekti dhe asnjë kandidat duhet të futeshin në zarfe të veçanta për të mos iu nënshtruar rivlerësimit gjatë kohës kur do të numërohej vota e kandidatëve. Ky rregull dyshohet se është shkelur me qëllim favorizizmin e kandidatëve të caktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?