Pezullohet policja, falsifikoi formularin e fshehu dënimin me burg

Një oficere e policisë së shtetit është pezulluar pasi akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit duke fshehur  se ishte dënuar me 18 muaj burg shpërdorim detyre.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësja e policisë, N/komisare M.D., me detyrë Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, ka qenë më parë e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal” informon policia e shtetit

Mësohet se këtë dënim ajo nuk e ka bërë të ditur gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si e padënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria kërkoi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, caktimin e masës së sigurimit personal për punonjësen e Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata në bazë të këtyre të dhënave vendosi caktimin e masave shtrënguese “Mosushtrim i detyrës” dhe “Detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore” për N/ komisaren.

Mbi të rëndon akuza  “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve zyrtarë”, e parashikuar nga neni 190/1.a i Kodit Penal.

Hetimi u krye Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat  (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

SHÇBA ofron numrin falas 08009090 për çdo qytetar që ka informacion mbi implikimin apo shkelje ligjore të punonjësve të Policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?