Pezullohet shoferi i ambulancës, pas skandalit në Pukë

 

Pamje sa dramatike, aq edhe komike "dhuroi" Puka gjatë fundjavës. Ishin pamje direkte televizive që tregonin sesi ambulanca tërhiqej nga një zjarrfikëse për t’u ndezur, pas dëmtimit të një futbollisti në fushë.  

Menjëherë pas skandalit me ambulancën e Pukës, e cila nuk u ndez ndërkohë që duhej të transportonte futbollistin e dëmtuar, sot merret vendimi për pezullimin e shoferit.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj  dha urdhrin e pezullimit të drejtuesit të ambulancës, pasi ka rezultuar se mosndezja e mjetit nuk ka ardhur nga defekte.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por paralajmëron se do të ketë masa të tjera mbi këtë rast.

Incidenti ka ndodhur në fundjavë në Pukë, kur po luhej ndeshja mes Tërbunit dhe Teutës. Në fillim të ndeshjes së dytë të lojës u dëmtua futbollisti i skuadrës së Pukës, Abel Gbor, i cili mbeti i shtrirë në fushë. Ambulanca ishte aty, por shoferi nuk ishte në vendin e tij pasi ishte ngjitur në stadium dhe po ndiqte ndeshjen. Por edhe më keq akoma, mjeti që do të transportonte lojtarin e dëmtuar për në spital nuk u ndez, dhe për këtë u tërhoq me kavo nga zjarrfikësja. E teksa ekipi dhe futbollisti i dëmtuar ndodheshin para një drame, pamjet që dhuronte live kur po transmetohej ndeshja, ngjanin me një komedi.  

SHKARKO APP