Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes, kandidati i PD bllokon me makinë derën e QV

Procesi i votimit në Karbunarë të Lushnjes është pezulluar përkohësisht, pasi kandidati i Partisë Demokratike ka bllokuar me automjet derën hyrëse të qendrës së votimit.

Detajet mbi identitetin e kandidatit dhe motivet e veprimit të tij janë ende të paqarta.

Autoritetet zgjedhore dhe policia janë në terren për të zgjidhur situatën dhe për të garantuar rifillimin e menjëhershëm të procesit të votimit. Deri në momentin e pezullimit, nuk raportohet për incidente të tjera në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?