Pijet, zbuloni çfarë preferojnë më shumë shqiptarët
Ende mendoni se shqiptarët konsumojnë më tepër rakinë? Studimi i fundit tregon që thuajse gjysma e shqiptarëve konsumojnë pije të forta alkoolike (spirits). Harta e re e bërë publike, më të dhënat e ofruara nga OBSH, tregon se 33 % e shqiptarëve konsumojnë birrë, 47.1 % pije të forta alkoolike dhe 19.3 % verë (0.6 % të ndryshme, të paspecifikuara).
Gjetjet kryesore të raportit janë:
Më shumë se 45% e totalit të alkoolit të regjistruar konsumohen në formë të të pijeve të ndryshme alkoolike, kryesisht në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Perëndimor.
Përafërsisht 36% e alkoolit total të regjistruar konsumohet në formën e birrës. Konsumi i birrës është më i larti në Rajonin e Amerikës.
Zakonisht, niveli i lartë i konsumit të përgjithshëm gjendet në vende të tilla si Federata Ruse, të cilat shfaqin konsum të lartë të birrës dhe konsumit të pijeve alkoolike te forta.
Konsumi i verës si përqindje e totalit të alkoolit të regjistruar është globalisht mjaft i ulët (8.6%), me nivele të konsiderueshme të alkoolit të konsumuar në formën e verës në Rajonin Evropian (26.4%).
Pijet e tjera përveç birrës, pijeve alkoolike dhe verës (p.sh. verërat e fortifikuara, verërat e orizit ose pijet e tjera të fermentuara të bëra nga misër) kanë pjesën më të madhe në konsumin total të regjistruar në Rajonin Afrikan (48.2%) dhe në Mesdheun Lindor (31.3%).
Sipas raportit, shumica e pijeve alkoolike të konsumuara në kuptimin e përqindjes më të lartë sipas litrave, nuk reflektojnë domosdoshmërisht nivelin e përgjithshëm të konsumit të kësaj lloj pijeje alkoolik.
/Monitor/
KOHA JONË SONDAZH

