Pika e Morinës kalon në ”arrest”, hetimet nisën që në 2020

17 policë të pikës kufitare të Morinës në Kukës janë arrestuar nga Policia e Shtetit, ku 14 janë në “arrest shtëpie” dhe 3 janë pezulluar nga detyra. Aksioni është bërë njëkohësisht me prokurorinë e Kosovës, por nën direktivat e SPAK-ut.

Hetimet nisën që më nëntor të vitit 2020 për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Gjatë hetimit u faktuan 312 raste të korrupsionit, kontrabandës me mallrat e akcizës, dhe lejim për kalim të paligjshëm të kufijve. Policët janë mbajtur në përgjim për një periudhë të gjatë, ku janë konstatuar edhe rastet e shumta korruptive.

Policët detyronin shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Po ashtu mësohet se ndihmonin persona që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS.

SHKARKO APP