Piloti i avionit që ra në Ishëm, i dënuar për korrupsion (FOTO/VIDEO)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=K3hsRMoVOU8&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Drejtësia italiane e ka dënuar pilotin italian Guido Andrea Guidi, që u ul sot me avionin e tij të vogël në grykëderdhjen e lumit Ishëm për korrupsion. “News24” ka siguruar një dokument të Gjykatës së Lartë që mban datën 23 Tetor 2013, ku Guido Andrea Guidi së bashku me shtetasin E. R. akuzohen për nxitje në korrupsion, pas një aksidenti ajror të ndodhur në aeroportin Linate të Milanos.
Sipas dokumenteve zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Lartë italiane, 68vjeçari Guidi, është dënuar me një vit burg për ryshfet për të ndryshuar dëshmitë lidhur me një aksident ajror të ndodhur në aeroportin e Linates në Milano.
Bëhet fjalë për një aksident të një avioni të vogël i cili i përkiste kompanisë ajrore “Eurojet Italia” për të cilin Guidi ishte edhe bashkëpronar, shkruan “News24”.
Guidi, në atë kohë drejtor i operacioneve të fluturimit të Eurojet, për të mbrojtur kompaninë e tij i ka paguar shumën prej 125 mijë euro një zyrtari të prokurorisë së Milanos, Marco Cimaglia, që merrej me hetimin e çështjes, me qëllim ndryshimin e dëshmive, duke i ofruar si konsulentë të hetimit një teknik të kompanisë së vet për dhënien e dëshmisë mbi gjendjen teknike të avionit. Konsulenti teknik do të jepte të dhëna se gjendja teknike e avionit ishte në rregull dhe se shkak për aksidentin ishte tufa e zogjve që u përplas në motor duke i shkaktuar flakë.
Në aksidentin e ndodhur në qershor të vitit 2003, humbën jetën të dy pilotët që ndodheshin në avion. Sipas gazetës italiane L’Unita” në atë kohë, ngjarja është parë në transmetim të drejtpërdrejtë nga kanali publik Rai Tre, ndërkohë që po pasqyrohej gara sportive e çiklistëve italianë.
Avioni i kompanisë ajrore Eurojet i cili përdorej edhe për shërbimet eurotaksi, pasi u përplas me një tufë zogjsh ra mbi një fabrikë të prodhimit të pompave hidraulike duke i shkaktuar zjarr të menjëhershëm.

KOHA JONË SONDAZH

