Piloti Riformato: Nuk kam lidhje me drogën, ulja e avionit e detyrueshme

Piloti italian Giorgio Riformato, ka dëshmuar për herë të parë para drejtësisë në lidhje me incidentin në plazhin e Divjakës. Riformato ka thënë para trupës gjykuese se nuk ka asnjë lidhje me sasinë e drogës së gjetur në pyllin dhe se ulja e avionit ka qenë e detyrueshme.

“U gjenda në mesin e një vorbulle ajri dhe nuk po arrija ta mbaja nën kontroll avionin. E vetmja zgjidhje që të shpëtoja jetën time, ishte të bëja ulje të detyruar dhe zgjodha të ulem në Divjajkë”, mësohet të ketë thënë piloti italian në dëshminë e zbardhur nga “GSH”.

Duke pretendur pafajsinë e tij Riformato ka theksuar se, “Nuk kam asnjë lidhje me sasinë e drogës në pyll, ndaj vendosa të përballem me drejtësinë , duke kundërshtuar çdo provë që prokuroria pretendon se ka kundër meje”.

Për këtë ngjarje janë nën arrest 7 persona, Giorgio Riformato, Sajmir Bajrami, Mereglen Ymeraj, Kristian Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili, të cilët akuzohen për “trafik të lëndëve narkotike,në tentativë”. Avioni i tipit “Piper” u rrëzua në plazhin e Divjakës më 10 maj 2014 , në tentativë për të trafikuar rreth 300 kilogramë kanabis sativa drejt Italisë.

SHKARKO APP