Pinderi: Majko e ka gabim historinë e komunistëve me LGBT

Kështu ka deklaruar sot në reagimin e tij ndaj këtij qëndrimi të deputetit socialist ndaj kategorisë LGBT, drejtori i Pro/LGBT, Kristi Pinderi.

Duke shtuar se Majko mori përsipër të mbajë mbi supe trashëgiminë e Partisë së Punës së Shqipërisë, por ky në fakt sipas tij duhet të jetë më shumë se problem i LGBT, një problem i Partisë Socialiste (me shumë të drejtë ata që votojnë PS mund të ndjejnë bezdisje se ata kanë votuar PS jo Partinë e Enver Hoxhës).

“Megjithatë, edhe historinë z. Majko e ka gabim. Nuk na rezulton që kriminalizimi i homoseksualizmit të ketë qenë vepër e komunistëve. Ata, në fakt, e gjetën atë kur erdhën në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore”, sqaron gjithashtu ai në reagimin e tij.

SHKARKO APP