Ping-Pong seanca për ish-gjyqtarin Miri, gjykata ndan dosjet
Seanca për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Tiranë, Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion, është shtyrë edhe këtë të hënë. Këtë herë shkak është bërë kërkesa e prokurorit, i cili ka kërkuar të njihet me dosjen. Në seancën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda bëri ndarjen e dosjes për Shkëlqim Mirin dhe Kujtim Mirin.
Ndarja e dosjes u bë pasi për ta nuk mund te zhvillohet gjykimi normal, pasi nuk kanë marrë njoftim dhe janë në mungesë. Ish-gjyqtari Miri ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Shkëlqim Miri u arrestua vit më parë, pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 20 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale, të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel në vitin 1997.
Në fillim të nëntorit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi. Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së.
KOHA JONË SONDAZH

