Pipero: Gripi i stinës mund të shtojë të sëmurët
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, thotë se spitalet shqiptare kanë kapacitete përballuese për viruset e stinës. Sipas tij që këto kapacitete të mos rëndohen me virozat e stinës siç është gripi stinor.
Nga ana tjetër, ai thekson se qeveria duhet të marrë masa dhe të sigurojë vaksinën për moshat e rrezikuara të cilët janë më të ekspozuar për tu dëmtuar më tepër nga Covid-19. Pipero sqaroi gjithashtu se evidencat ende nuk kanë treguar nëse Covid-19 lë një imunitet të përkohshëm apo vazhdon gjithë jetën.
”Kapacitete përballuese spitalet shqiptare kanë. Numri mund të vijë duke u shtuar edhe për shkak të gripit stinor. Kapacitete kemi dhe mund të shtohen. Nëse për viruset e gripit stinor kemi një vaksinë dhe qeveria duhet të mendojë për moshat e rrezikuara. Ndoshta nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit do të kemi një vaksinë por askush nga ne nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina. Ende nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përkohshëm, apo për gjithë jetën. Duhet të kalojnë së paku 18-24 muaj që të arrihet raporte afatgjata në lidhje me imunitetin. Vaksinën do ta kemi në fund të vitit. Kam besim te vaksina por më shumë besim kam tek ndërgjegjja qytetare”.