Pipero kundër udhëzimit: Maska e detyrueshme për fëmijët mbi 12-vjeç

Pak ditë nga fillimi i mësimit, mjekët tregojnë sesi duhet të jetë normaliteti i ri për fëmijët dhe mësuesit. Mjeku Pëllumb Pipero, thotë se shkollat nuk duhet të neglizhojnë udhëzimet por vetë nuk e mbështet vendosjen e maskës nga fëmijët e ciklit të ulët.

”Ky virus nuk përjashton asnjë. Të gjithë mund t’i infektojë. Fati i mirë është që moshat e reja nuk sëmurën, por ata e transmetojnë, por deri në moshën 12-13 vjeç është e dokumentuar që nuk e transmetojnë, ose e përhapin shumë pak. Mbështes opinion e specialistëve dhe kolegëve në botë që maska deri në moshën 12-vjeç nuk rekomandohet. Stafi dhe prindërit duhet doemos të respektojnë protokollet e komitetit të ekspertëve”.

Covid-19 këtë vit ka shuar entuziazmin. Të gjithë janë përqendruar te masat dhe dyshimet se a mund të zbatohen si duhet. Pëllumb Pipero tregon se si duhet ta përdorin fëmijët maskën në shkolla.

”Është shumë e rëndësishme që maska të mbulojë hundën, gojën dhe deri poshtë mjekrës. Do t’i këshilloja prindërit, mësuesit dhe nxënësit, të edukojnë njëri-tjetrin që mos e bëjnë zakon ta ulin maskën, se sa herë e ulin, aq herë bëhet e papërdorshme. Ta mbajnë deri sa të mbarojë mësimi”.

SHKARKO APP