Pipero: Numri i të shtruarve në spitale është rritur

Edhe pse vendimi i qeverisë që e bëri me detyrim vënien e maskës kudo në rrugë, nuk ka çuar në ulje të raste ditore, pasi çdo ditë e më shumë ato rriten. Për mjekun Pëllumb Piperon, kjo rritje e rasteve është normale pasi është pranuar dhe më parë se me ardhjen e stinës së vjeshtës do të rriteshin dhe rastet. Ai ngre një tjetër shqetësim, atë të numrit të të shtruarve në spitale, ku thotë se vetëm të mërkurën u shtruan 30 persona.

”Angazhimi i madh për të shpëtuar qindra jetë. Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po tregon kudo. Me fillimin e stinës së dimrit, shtohet numri i rasteve të infektuara. Në vendin tonë, unë e kam thënë disa herë që numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve. Tashmë që i gjithë aktiviteti jetësor është hapur, shkolla apo lokale, rastet normalisht do jenë të larta. Numri i rasteve të shtruara në spital është shtruar shumë. Vetëm dje janë shtuar 30 persona. Kjo është shqetësuese ndaj apeli ynë është që qytetarët të bëjnë sa më shumë kujdes. Shqetësimi ynë është maksimal por duhet të shoqërohet me respektimin e masave anticovid nga ana e qytetarëve. Unë personalisht nuk kam thënë që mbajtja e maskës në ambientet e jashtme do të ulë raste. Për këtë numër të kufizuar të infektuarish, ajri nuk është transmetues i lartë. Është ende herët që të presim rezultatin e vendosjes së maskave në mjedis. Janë efikasiteti dhe efektiviteti. Mjediset kryesore ku transmetohet ky virus janë vendet e mbyllura, shtëpi, lokale shkolla dhe në shtëpi”,-tha Pipero.

SHKARKO APP