Pipero: Rritja e numrit të infektimeve nga mungesa e kujdesit, dëgjoni specialistët!

I ftuar në Ora News, mjeku Pëllumb Pipero bëri apel për respektimin e masave dhe të dëgjohen specialistët për të mbajtur virusin larg.

Pipero tha se virusi është në qarkullim prandaj duhet bërë kujdes.

Ai shtoi se numri i të infektuarve është shtuar pasi ka pasur mungesë kujdesi nga mjeket dhe nga qytetarët.

Pipero për Ora News : Kam gjithë ditën që bëj apel, madje kam edhe mesazhe që më thonë boll dole. Apeloj që të dëgjohet mendimi i specialistëve. Duhet pasur kujdes, që do të thotë distancë fizike, maskë dhe kujdes për duart. Këto janë 3 elementë bazë për ta mbajtur virusin larg.

Nga momenti që vendi hapet, tërhiqen masat shtrënguese dhe përgjegjësia mbetet individuale, por kjo nuk do të thotë se se duhet të jemi të papërgjegjshëm. 

Prandaj specialistët po dalin përditë në mediat, pasi virusi është duke qarkulluar dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë kujdes. Numrat e shtuar kanë disa faktorë, por faktori kryesor ëhstë mungesa e kujdesit nga ana jonë, qoftë nga ne si mjekë, qoftë si qytetarë. 

Edhe ne si mjekë, pse jemi më të ekspozuar dhe të bëhemi një vatër. Ka çaluar edhe te mjekët, pasi është përgjegjësia jonë që të respektojmë masat parandaluese. 

SHKARKO APP