Pipero: Situata në spitale, e qëndrueshme. Po preken më shumë të rinj
Situata e Covid-19 vijon që të jetë e luhatshme në Shqipëri. Kështu, dy javët e fundit situata në 4 spitalet Covid në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, thotë se kjo ka ardhur nga rritja e numrit të të infektuarve tek grupmosha e re.
Ekspertët flasin edhe për një ulje të agresivitetit të virusit në javët e fundit. Që prej fillimit të pandemisë afro 10 mijë pensionistë ose 6 % e tyre nga 650 mijë në Shqipëri, janë prekur nga Covid-19.
Grupmosha 65-74 vjeç përbën afro 14 të të prekurve me Covid. Në 10 muaj pandemi në Shqipëri janë prekur 68 mijë persona me Covid-19. Ekspertë thonë se mosha e tretë deri tani është prekur më pak pasi ka pasur më shumë mbrojtje nga Covid-19.