Pipero tregon bisedën me mjekun, ja si “shmanget” varianti Omicron
Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar një bisedë që ka bërë me imunologun Genc Sulçebe në lidhje me variantin Omicron që ka shkaktuar shqetësim në të gjithë botën. Teksa u pyet për krahasimin me variantin ”Delta”, ai tha se është më i transmetueshëm ”Omicron” dhe shtoi se personat që e kanë kaluar virusin para 3-4 muajsh apo kanë bërë vaksinën para 3-4 muajsh e kanë të vështirë të infektohen.
”Ne nuk mund të themi që brenda një grupi, njëri është më shumë pak më pak agresiv. Klinikisht Omicroni paraqitet më i lehtë. Se si do të vijojë do ia lëmë kohës. Studimet e deritanishme janë kontradiktore, praktikisht, studimet janë konfuzione mbi evidenca sesa studime të mirëfillta.
Një gjë është e sigurt, së pari, transmetueshmëria e Omicronit është shumë herë më e madhe se e Deltës. Ky virus i shmanget dukshëm mburojës imunitare edhe asaj natyrales dhe vaksinës. Për këtë arsye ka diskutim të shkencëtarëve sot në botë.
Prandaj themi që një person që e ka kaluar virusin para 3-4 muajsh apo ka bërë vaksinën para 3-4 muajsh e ka më të vështirë të infektohet sepse e detektojnë shpejt virusin dhe nuk e lënë të hynë në qelizë. Këtë kemi bërë bisedë me mjekun para disa ditësh në oborrin e spitalit”,-tha në ”Open”.