Piro Milkani, legjenda e kinematografisë shqiptare, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare

Regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në kinematografinë shqiptare.

I lindur më 9 dhjetor 1939 në Korçë, Milkani përfundoi studimet e mesme dhe më pas vazhdoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi.

Gjatë karrierës së tij, ai ka regjistruar mbi 20 filma artistikë dhe dokumentarë, përfshirë tituj të rëndësishëm si “Kur zbardhi një ditë” (1971), “Zonja nga qyteti” (1976), “Ballë për ballë” (1979), “Militanti” (1984) dhe “Ngjyrat e moshës” (1990). Përveç regjisorit, Milkani ka dhënë kontribut edhe si skenarist, operator dhe producent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 1997, ai u vlerësua me “Çmim të Veçantë” në Euro-Festivalin e Saint-Étienne në Francë për gjithë veprimtarinë e tij artistike, ndërsa në vitin 1987 iu dha titulli nderues “Artist i Popullit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2024, pas 63 vitesh, Milkani mori diplomën e Fakultetit të Filmit në një ceremoni të veçantë në Çeki.

Përveç karrierës në kinematografi, ai ka shërbyer edhe si diplomat dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e festivaleve të filmit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?