Pirro Vëngu në Qendrën Operacionale të Mbrojtjes Civile: Bashkëpunimi me pushtetin vendor në luftën kundër zjarreve

Me të marrë detyrën, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u njoh nga afër me veprimet bashkërenduese të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në rang vendi dhe reagimin e të gjitha forcave të angazhuara pranë vatrave të zjarreve në këto ditë me temperatura ekstreme.

Në vizitën e tij pranë Qendrës Operacionale kombëtare të Mbrojtjes Civile, Ministri Vengu e vuri theksin në nevojën për të siguruar identifikimin në kohë reale të vatrave dhe për të pasur një reagim sa më të shpejtë ndaj situatave.

Modernizimi i mjeteve, sistemeve dhe pajisjeve në funksion të përballimit të emergjencave në çdo bashki të vendit është një përparësi dhe do të vijojmë të investojmë fuqishëm në këtë drejtim”, theksoi Vengu duke nënvijëzuar se

“AKMC është një instrument në dispozicion të pushtetit vendor, dhe të prefektëve për të angazhuar një gamë të gjerë resursesh kombëtare dhe për të pasur një menaxhim më të shpejtë të situatave”.

 

SHKARKO APP