Pistat e hetimit dhe dyshimet për vrasjen e mbrëmshme

 

Policia nuk ka një pistë zyrtare të hetimeve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmë pranë lulishtes "1 Maji". Por pista më e besueshme mbetet ajo e larjes së hesapeve pas një konflikti për prishjen e pazareve të drogës.

Kevin Rugova, 23 -vjeçari që mbeti i vrarë nga prita me kallashnikov, rezulton se ishte përplasur pak ditë më parë me disa të rinj për shkak të mosmarrëveshjeve që dyshohet se kishin lindur për trafikun e drogës. I dyshuar si i përfshirë në pazare droge është edhe Elvis Gaçaj. Burime të policisë thanë se ai rezulton si shpërndarës droge jashtë Shqipërisë. Në Tiranë ai lëvizte i armatosur. Mbrëmë pas atentatit atij iu gjet një armë me vete. Dyshohet se shenjestra e atentatit ka qenë ai, pasi plumbat kanë ardhur përballë automjetit të cilin apo po e drejtonte. 40-vjeçari Gaçaj i mbijetoi një atentati në vitin 2008 pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" në Tiranë. Në vitin 1992 ia ka qenë i dënuar për vrasjen aksidentale të shokut të tij, për të cilën u dënua me 14 vjet burg. Ai u arrestua edhe me 26 korrik të vitit 2008 nën akuzën për plagosjen e shtetasit Sefer M. Në atentatin e mbrëmshëm breshëria e plumbave i mori jetën edhe 30-vjeçares Aurora Oskian. Policia dhe prokuroria kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve pranë vendit të ngjarjes dhe përballë ish-ekspozitës "Shqipëria Sot" në përpjekje për të identifikuar autorin e vrasjes.

SHKARKO APP