Piu fostoksinë pas mesazheve kërcënuese, i jepet lamtumira të miturës

Vajza e mitur, që dy ditë më parë piu fostoksinë, mes lotësh dhe dhimbjesh është përcjellë për në banesën e fundit.

16-vjeçarja Adela Çaçi kërcënohej nga një 17-vjeçar për publikimin e një video, ndërsa ndërmori aktin e rëndë pasi nuk duroi dot shantazhet që prej javësh i vinin me sms në telefonin e saj.

Mes dhimbjesh e lotësh, familjarë, miq, të afërm e nxënës shkolle shoqëruan kortezhin funebër për në varrezat e fshatit Duhanas, ku edhe jetonte vajza me familjen e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Adela Çaci ishte nxënëse në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Beratit, në vitin e parë. Edhe kërcënuesi i saj, David Kovaçi, tashmë i arrestuar nga policia ishte nxënës në të njëjtën shkollë me vajzën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komshinjtë dhe të afërmit e Adelës pohojnë se familja e saj ishte mjaft punëtore dhe se të dy prindërit punonin çdo ditë në arë për të shkolluar Adelën dhe 2 motrat e saj.

Ata shprehen se,16-vjeçarja ishte një vajzë e edukuar dhe e urtë dhe se lajmi i kobshëm i ka tronditur pa masë të gjithë ata që e njihnin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?