”Pjesa e zezë e administratës, turp kombëtar”, thirrja nga Rama: Të merret drejtësia

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist pasditen e sotme në ambientet e Kuvendit, prezantoi disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, Rama foli edhe për administratën dhe për pjesën e zezë që është në të, ku edhe pati një mirënjohje për punën që po bën SPAK dhe prokuroritë e zakonshme.

”Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë të rëndësishme ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot shumë e shumë më tepër se dje, merret drejtësia. Falënderoj prokurorët e SPAK dhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme, të bëjmë sa më shumë për ta zvogëluar atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar. Pjesa e bardhë ama, nuk është vetëm një opinion”,-tha Rama.

SHKARKO APP