Pjesë e klanit ”Bajri”, trajneri i Kombëtares dhe një futbollist
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë goditur sot grupin kriminal Bajri në qytetin e Shkodërs, ku midis të arrestuarve janë edhe emra të njohur të sportit të futbollit. Armir Grimaj është në mesin e 11 të arrestuarve nga autoritetet si pjesë e këtij klani kriminal.
Grimaj është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi ka qenë për më shumë se pesë vite portier i klubit Vllaznia, si dhe ka luajtur edhe për disa ekipe të tjera si Dinamo, Partizani dhe Ethnikos Piraeus në Greqi. Ai ka qenë i grumbulluar edhe në katër ndeshje për ekipin kombëtar shqiptar, ndërkohë që aktualisht vijonte punën si trajner i Kombëtares për femra. Mbi Grimën rëndon akuza e trukimit të ndeshjeve.
Futbollisti tjetër i arrestuar në këtë aksion është Fabiol Rexhepi. 26-vjeçari luan për ekipin e Besëlidhjes, ndërkohë që karrierën si profesionist e ka nisur në klubin e Vllaznisë.
Rexhepi dhe Grima kanë qenë pjesë e grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër. Pjesë e akuzave që rëndojnë mbi ta është dhe ajo e organizimit të llotarive të palejuara, ndryshe trukim ndeshjesh.
Problemi i trukimit të ndeshjeve në Shqipëri, është një fenomen që vazhdon prej vitesh. Ende nuk dihen detaje për metodën sesi grupi ka funksionuar dhe se cilat janë ndeshjet e trupuara nga Bajrajt.
Emrat e të arrestuarëve
Prokurorja deklaroi arrestimin e 11 personave pjesë e ketij grupi kriminal ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim.
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit: E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

