Pjesë e videos intime, Alma Kaçi kërkon të dalë nga arresti shtëpiak

Pjesë e video-s së bujshme ku shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me ish-kreun e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, e reja Alma Kaçi ankimoi vendimin që e la atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe kërkon në Apel lirinë.

Nëpërmjet avokates së saj, ajo pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje, si dhe duhet të kujdeset për nënën e sëmurë dhe një fëmijë të mitur 12 vjeç.

Kaçi thotë se “s’ka të bëjë me akuzën e korrupsionit, pasi çdo gjë ka qenë inskenim”. Më herët, vendimin ankimoi edhe ish-kryebashkiaku Safet Gjici, i cili ndodhet në paraburgim.

Ata u vunë në pranga pas një videoje me përmbajtje erotike të filmuar në zyrën e Gjicit, ku menjëherë më pas flasin për një tender.

SHKARKO APP