Pjesë nga relacioni i SPAK për Belinda Ballukun, paraqitur sot në Këshillin e Mandatëve

Sipas relacionit të SPAK dërguar Kuvendit të Shqipërisë, ndaj  zëvendëskryeministres , Belinda Balluku, duhet kërkuar një masë më e rëndë, për shkak se situata penale është rënduar, duke qenë se ajo dyshohet se ka manipuluar të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj.

Në relacionin e përmbledhur dorëzuar në Kuvend, Prokuroria thotë se përmes metodave speciale të hetimit ka zbuluar se Balluku i ka bërë presion një prej vartësve të saj, edhe pasi është marrë e pandehur dhe ende nuk ishte pezulluar nga detyra.

Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të Procedurës Penale, vlerësojmë se, pas momentit të caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncesioni;

Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se vazhdimisht gjate këtij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qendror që drejton vete kjo shtetase Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtare, vartës të kësaj të pandehure et Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët;

Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale qe dyshohet se dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim.

Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet (për shkak të rrethanave te faktit dhe personalitetit se te pandehurës duke qenë në ulurimin e funksioneve të saj, për shkak te detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të se njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet. Sillet në vëmendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe në vazhdim fondet publike për Investimet publike të tjera, të parashikuara për Institucionet Qendrore”, thuhet në relacion.

Në relacion SPAK rendit 11 tendera për të cilat Balluku po hetohet. Prokuroria i informon deputetet se përveç tenderit të Llogarasë 190 milionë euro për të cilin është marrë e pandehur apo 7 loteve të Unazës së Madhe 450 milionë euroshe për të cilat është person në hetim, Balluku dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.

Që në fillim Prokuroria e Posaçme kërkon që shqyrtimi i kërkesës për imunitetin e Belinda Ballukut të bëhet me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Në dokumentin e firmosur nga prokurori Dritan Prençi thuhet se rëndimi i masave të sigurisë, duke zëvendësuar pezullimin nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, kërkohet posacërisht për provat e reja, që s’kanë qenë objekt në vendimet e mëparshme të gjykatave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?