Pjesëmarrja e vogël në zgjedhje, Rama: U jam mirënjohës, ne shohim nga e ardhmja

Kryeministri Edi Rama në konferencën e parë me gazetarët për zgjedhjet, u ndal edhe tek ata që nuk votuan pasi nuk kapërcenin dot ideologjinë tyre apo bindjen e tyre politike. Në këtë formë, Rama shpjegoi edhe pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat opozita u braktis nga votuesit.

“Nuk dua t’i ngrij askujt buzëqeshjen legjitime të fitoreve prandaj dua të gjithë ta dinë, kryebashkiakët tanë, deputetët, drejtuesit politik u jam tejet falënderuar për përpjekjet e tyre dhe jam admirues për punën e tyre.

Falëndroj patronazhistët e palodhur dhe aktivistët e pa epur pa të cilët makinerisë sonë elektoralë do u mungonin shumë kuaj fuqi. Falënderimi më i madh u shkon zgjedhësve, që na votuan ose na votuan për herë të parë.

Dua ta falënderoj nga zemra çdo zgjedhës të djathtë, nga ata që e dëgjuan mesazhin tim për të mos dalë fare në votime për të mos kapërcyer ylberin politik. U jam mirënjohës. Të tjerëve atyre që nuk ja dolën të dalin nga e këneta e së shkuarës u them atyre që më vjen keq po atje ka vetëm të shkuar, jo të ardhme”,-tha Rama.

SHKARKO APP