Pjesëmarrje e lartë, shtyhet deri në 18:00 procesi i votimit në Shkodër

Për shkak të pjesëmarrjes së lartë, shtyhet deri në orën 18:00 procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit në Shkodër. Në këtë bashki janë rreth 5 mijë anëtarë të PD-së me të drejtë vote.

Që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, një proces i tillë po zhvillohet edhe në 5 bashki të tjera të vendit.

Flamur Noka tha se në fillim të javës do të zbulojnë edhe skemën për të zyrtarizuar kandidatët e tyre në këto zgjedhje.

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen më 6 mars në bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë.

SHKARKO APP