Pjetër Arbnori ”kthehet” në Kuvend (FOTO)

U përurua paraditen e së enjtes në lulishten e Kuvendit të Shqipërisë busti i Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit. Me pjesëmarrjen e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, të ministrave dhe ish-ministrave, deputetëve e ish deputetëve, u bë edhe inagurimi me një ceremoni të organizuar nga Kuvendi. ”Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij. Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë”, tha Besnik Mustafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?