PL mbështet Berishën në protestën e 20 shkurtit, Vasili: Të gjithë në këmbë!
Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga grupimi i Berishës më 20 shkurt. Këtë e bëri të ditur deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili. Një ditë më parë, ai iu bashkua grupimit të Gazment Bardhit dhe të gjithë së bashkua shkuan poshtë banesës së Sali Berishës, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.
“Të gjithë bashkë do të jemi më 20 shkurt. Meta ka qenë në një tur të madh politik në juglindje…Kjo është ajo që të gjitha partitë duhet të bëjnë, që të gjitha kapitalet njerëzore të jenë në këmbë”,-tha Vasili.
Sa i përket “sherrit” për karrigen e bashkëkryetarit në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Vasili akuzoi kolegët e PD-së zyrtare dhe ata të mazhorancës se janë duke “rrëmbyer” vullnetin e shumicës.