PL mbështet protestën e studentëve, Blushi: Zemërluanët po dridhin narkoregjimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në mbështetje të protestës te Ministria e Arsimit, duke i quajtur “zemërluanë”. Ai thotë se të rinjtë që luftojnë kundër “diktaturës” dhe për lirinë e Shqipërisë nuk mund të ndalet.

“Zemërluanët po dridhin narkoregjimin!

Mbështetje pa kushte për të rinjtë dhe të rejat që janë ngritur në këmbë kundër diktaturës dhe po përballen me dhunën çnjerëzore të regjimit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë një rini që lufton për Lirinë e Shqipërisë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Liria nuk burgoset! Revolta nuk ndalet!

Forca, zemërluanë! Shqipëria ka nevojë për guximin tuaj!”, shkruan Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?