Plagosen 5 puntorë nga avaria në Klos, Albchrome sqaron, pakujdesi e punëtorëve
Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku ka pasur 5 punëtorë të plagosur në Traverbankun e Klosit.
Ndërkohë, Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.
Në deklaratën e kompanisë thuhet se nga kompania janë marrë masat e menjëhershme për të bërë trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarve, të cilët pasi janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Menjëherë këta 3 punonjës janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas ekzaminimeve konstatohet që aktualisht të 3 punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën.
Avaria është shkatuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë. Kompania AlbChrome është e fokusuar tërësisht dhe maksimalisht në shëndetin e punonjësve të dëmtuar, perfundon njaftimi
KOHA JONË SONDAZH

