Plagosën me thikë 25-vjeçarin, shpallen në kërkim dy të rinj nga Devolli

Dy të rinj janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se dje pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë një 25-vjeçar.

Burime nga Policia e Devollit bënë me dije se në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet A.A., 22 vjeç dhe M.A., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Kuç. Ndërkohë, i riu i plagosur ndodhet në spitalin e Korçës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe bënë shpalljen në kerkim për shtetasit: A.A, 22 vjeç dhe M.A, 21 vjeç të dy banues në fshatin Kuç-Devoll. Pasi me datë 21.07.2018, këta shtetas, në Bilisht për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerës shtetasin E.M, 25 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre.Neni 88 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?