Plagoset efektivi i FNSH-së në Tiranë, arma i shkrepet duke veshur uniformën
Aktualitet E Premte, 16 Shkurt 2024 09:30
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është plagosur me armën e shërbimit një ditë më parë në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se efektivi i FNSH-së, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është vetëplagosur aksidentalisht, teksa arma i është shkrepur teksa po vishte uniformën.
Mësohet se efektivin e ka kapur plumbi në pjesën e këmbës, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.