Plagoset këngëtari në Shkodër, pronari një lokali. U godit nga klienti, zbardhen detajet
Aktualitet E Martë, 14 Janar 2025 12:15
A.Fresku është këngëtari që mbeti i plagosur sot në Shkodër, i cili është pronar i një lokali dhe autori i dyshuar, Gj. Dardha ishte klient.
Më herët, ata kishin debatuar mes njëri-tjetrit, ndërsa sot, Fresku dyshohet se i ka thënë autorit se nuk do t’i shërbejë më, për shkak se është i alkoolizuar dhe e ka nxjerrë jashtë.
Dardha, i cili tregton fruta perime aty pranë, ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar në shpinë të riun.