Plagoset me armë një person në Shkodër, paraqitet me plagë në spital
Një persona ka mbërritur në spitalin e Shkodrës i plagosur.
Plagosja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Skenderbeg”.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale, ku ndaj të plagosurit është qëlluar një here me pistolete.
Ai është larguar vete në këmbe drejt spitalit rajonal të Shkodrës, që është vetëm pak metër larg vendit ku ndodhi ngjarja. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij”, njoftoi policia e Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

