Plagoset me armë zjarri 38-vjeçari, në kërkim autori

Sot rreth orës 10:50, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me armë gjahu T.H. 38 vjeç, banues në fshatin Kutë, Mallakastër. Dyshohet se autor i kësaj ngjarje është 24 – vjeçari F.M, banues në po të njëjtin fshat.

Policia me të marrë njoftimin ka bërë të mundur  identifikimin dhe po punon për kapjen e autorit. I plagosuri T.H ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 armë gjahu çifte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?