Plagoset me thikë 27-vjeçari në Poliçan, arrestohet autori

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Lybeshë të Poliçanit. Sipas policisë i riu me inicialet L.Xh., është konfliktuar me shtetasin Ermal Senka, 30 vjeç për motive të dobëta.

Sipas policisë, 27-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i krimit mësohet se është arrestuar. Ndaj tij rëndon akuza ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?