Plagoset me thikë 57 vjeçari pas një sherri në Tiranë, arrestohet autori (Emri)

Një 57-vjecar me inicialet T. K është plagosur me thikë mesditën e sotme pas një konflikti për motive të dobëta në Rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë: 
Më datë 22.08.2017, rreth orës 15:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, midis dy shtetasve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 4, në momentet e para të arritjes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar shtetasit të cilët ishin konfliktuar midis njëri tjetrit, ku shtetasi T. K., 57 vjeç, kishte mbetur i dëmtuar me mjete prerëse thikë dhe u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi T. K., ishte qëlluar me mjet prerës thikë, pas një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.

I cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?