Plagoset me thikë një nxënës shkolle në Mat, shoqërohet autori i dyshuar

Një nxënës në shkollën “Gjergj Kastrioti” është plagosur me thikë mesditën e kësaj të enjteje në Mat.

Paraprakisht dyshohet se adoleshenti është goditur me thikë nga një nxënës i po asaj shkolle.

Aktualisht ai është dërguar në spital ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dyshohet se plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin D.L.

Gjatë veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje, rezulton se 2 shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.
Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes”, thotë policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?