Plagoset një fëmijë 10 vjeç, helikopteri i urgjencës niset në vendngjarje

Një fëmijë 10 vjeçar është plagosur me fishekzjarre në fshatin Telum të Njësisë Administrative Temal në Bashkinë Vau Dejës.

Mësohet se një helikopter i shërbimit të emergjencës është nisur për ta transportuar vogëlushin në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pritet që t’i jepet edhe ndihma e parë.

Janë banorët e zonës ata të cilët kanë dhënë alarmin dhe menjëherë është nisur helikopteri për transportimin e tij. 10 vjeçari është J. Zhuri nga fshati Telum.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fshati Telum është rreth 6 orë larg Shkodrës dhe lëvizja është tejet e vështirë për shkak të rrugës së amortizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?