Plagosi 50-vjeçarin për pronën, autori hesht në seancë, gjykata e lë në burg
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasin Hasan Isufi, i njohur edhe si Bardh Isufi, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të 50-vjeçarit, Gëzim Bici, dy ditë më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Pala mbrojtëse ka kërkuar paligjshmërinë e arrestit si dhe masë sigurie “detyrim paraqitje”.
Gjyqtarja, Kostandina Kuro, vendosi “arrest me burg”, kërkesë kjo edhe e prokurorit Astrit Halilaj.
I dyshuari nuk ka folur në seancë ndërsa më përpara në polici ka mohuar autorësine e plagosjes.
Ngjarja dyshojet se ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie.
/Ora News