Plagosi me sëpatë një person në Librazhd, arrestohet autori. Policia tregon si ndodhi ngjarja
Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka plagosur me sëpatë një person. Ngjarja ndodhi dje në Librazhd.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që personi i arrestuar është shtetasi me inicialet B.K. Të njëjtat burime thanë se shtetasi i plagosur me inicialet K.G., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.