Plagosi me thikë 31-vjeçarin, arrestohet i riu (emri)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes më thikë të 31 vjeçarit, Denis Bregu.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shetasi me inicialet Dashamir Musa 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

“Ndalimi i tij u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B.,31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi D.M, në momentin që ka kryer këtë vepër penale ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit”,- njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?