Pla*gosja e 54-vjeçarit pranë shkollës në Lezhë, banori: Kr*iste auto*matiku si në ‘97

54-vjeçari, Agron Puka, mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në Rrilë të Lezhës. Ngjarja ka tronditur banorët pasi ndodhi pranë një shkolle.

Ndërkaq një dëshmitar është shprehur për mediat se breshëria e të shtënave u kujtoi vitin 1997. Për shkak të frikës, ai ka marrë fëmijët nga shkolla ditën e sotme.

“Normal që janë frikësuar fëmijët. Kriste automatiku si me qenë ’97 këtu. Çfarë është ai muhabet. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar shumë i rregullt. Fëmijët ndjehen të tmerruar”, u shpreh një banor.

Ndërsa një fëmijë tregoi dinamikën e ngjarjes e parë nga vetë ai nga klasa ku po mësonte.

“U ndalën këtu, një Audi i bardhë. Zbritën. Kanë rënë plumbat përtokë. Audi ka shkuar atje është kthyer tek karburanti dhe ka ardhur me dyer të hapura dhe janë futur në makinë e kanë ikur”, u shpreh ai.

SHKARKO APP