Plagosja e efektivit, autori “terrorizoi” Kinostudion

Mbrëmjen e sotme në rrugën “Hysen Xhurra”, një efektiv policie u plagos me armë zjarri. Autori i ngjarjes në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit ka qëlluar dy herë në drejtim të dy efektivëve të “Shqiponjave” që e ndiqnin me motor.

Ka qenë një telefonatë në sallën informative të policisë, ku denoncohej se një person që mbante në kokë një kapele të zezë po lëvizte i armatosur në zonën e Kinostudio, ajo që ka vënë në lëvizje autoritetet.

Ka qenë pronari i lokalit pranë të cilit ka ndodhur ngjarja ai që ka transportuar efektivin në spital dhe ky i fundit është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij.

SHKARKO APP