Plagosja e polices para Kuvendit, vendoset regjim i ri kontrolli për lëndët plasëse

Zv/ ministrja e Brendshme Romina Kuko përmes një deklarate për mediat deklaroi se nisur nga mjetet shpërthyese që u përdorën në datë 22 nëntor, të cilat janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet do të nisë një regjim i ri kontrolli.

“Pas pasojave të rënda që solli përdorimi i mjeteve shpërthyese gjatë protestës së paligjshme, të zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë në datën 22 nëntor 2018, autoritetet përgjegjëse dhe ekspertë të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masat për të hetuar shkaqet e pasojave të rënda që solli përdorimi me papërgjegjshmëri i tyre. Nga eksperimentet e kryera me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës, janë regjistruar rezultate shokuese.

Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që puna hetimore e mëtejshme po vazhdon, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera po marrin masa edhe për vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike” deklaroi Kuko.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?