Plagosja me sende të forta në Kamëz, kapen dy kushërinjtë

Tre ditë pas ngjarjes ku tre persona u përleshën fizikisht në Kamëz, policia ka arrestuar dy kushërinjtë M.B dhe E. B.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve“, njofton policia.